Në planin shtatë pikësh të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për bisedime me qeverinë e Serbisë, shqiptarët e këtij rajoni, përveç tjerash, kanë kërkuar decentralizim në gjyqësi, respektivisht rikthimin e gjykatave dhe prokurorive themelore në Bujanoc dhe Preshevë.
Përfaqësues të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës përveç kërkesës për rikthimin e gjykatave, sidomos në Preshevë, theksuan se janë të pakënaqur me integrimin e shqiptarëve në organet e jurisprudencës sipas strukturës etnike të popullatës.
Ata gjithashtu kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në këto organe përskaj gjuhës serbe, rritjen e numrit të gjykatësve dhe prokurorëve të nacionalitetit shqiptar, si dhe që kryetari i gjykatës në Bujanoc të jetë shqiptar.
“Në këtë drejtim shqiptarët janë të penguar në mënyrë drastike të arrijnë përfaqësimin adekuat, edhe në strukturën e gjykatësve, por edhe të punësuarve tjerë në sistemin e jurisprudencës në gjykatat dhe prokuroritë themelore, e mos të flasim për shkallën e dytë dhe apelacionin”, theksoi për portalin Titulli, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë.
Sipas tij, ka probleme edhe me zbatimin ligjor dhe kushtetues të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në këto organe.
Lidhur me këto kërkesa portali informativ Titulli iu drejtua nëpërmjet emailit Ministrisë së drejtësisë për të marr qëndrimin e tyre.
Për më tepër në:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=25765