Gjykata Themelore në Gjilan, së bashku me Degët në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë, nga sot ka filluar punën me gjithë stafin dhe me orarin e plotë, nga ora 08:00-16:00.
“Andaj, kërkojmë nga palët që të jenë të pajisur me maska, të mbajnë distancën dhe të përdorin dezinfektuesit që gjenden brenda objektit të Gjykatës, sipas rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit. /2LONLINE.com/