Policia e Vitisë falënderuese ndaj institucioneve komunale për mbështetje të vazhdueshme me masa mbrojtëse

Policia e Vitisë falënderuese ndaj institucioneve komunale për mbështetje të vazhdueshme me masa mbrojtëse

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka shprehur falënderim ndaj Institucioneve komunale të Vitisë, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë institucionit që udhëheq ai.

“Shfrytëzoj nga rasti, që të falënderoj Institucionet komunale, posaçërisht kryetarin Haliti, që na kanë mbështet me masa mbrojtëse, maska, doreza, dezinfektues dhe pajisje tjera që shërbejnë për mbrojtje nga virusi, për gjatë kësaj periudhe sa po përballemi me këtë situatë. Këtë ndihmë e vlerësojmë si kontribut tejet të madh, me qenë se shërben për mbrojtjen e shëndetit të pjestarëve të policisë që në vazhdimësi janë në terren dhe të rrezikuar nga infektimet. Andaj, në emër të stacionit policor në Viti, në emër të të gjithë pjestarëve të policisë, iu falenderoj për këtë mbështetje”, u shpreh Halili.

Po ashtu  ai ka pranuar sot edhe të një dezinfektues montues që iu dhurua policisë për ta vendosur në hyrje të objektit të policisë.

Ndërsa kryetari i KKomunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehi mirënjohje për punën tejet të mirë që është duke e bërë policia dhe tha se me situatën me të cilën po përballemi, është më se e nevojshme që të gjithë të jemi të përkushtuar që gjendjen epidemiologjike ta kemi të menaxhueshme. /2LONLINE.com/

KOMENTE