Në sistemin parlamentar nuk është e njohur politika kur legjislatura në ikje ua lënë barrë legjislaturave në ardhje ndryshimin e ligjeve dhe Kushtetutës. Përkundrazi, me përfundimin e mandatit të një legjislature, projektet e papërfunduara të cilat janë sponsoruar nga Qeveria, kthehen në pikën zero.
Ndryshimet mund të priten vetëm hipotetikisht, shkruan Gazeta Tribuna.
Kështu, tendenca e Qeverisë së Kosovës për ta futur legjislaturën e ardhshme në obligime për t’i ndryshuar ligjet dhe dispozitat kushtetuese të cilat janë “afektuar” nga vazhdimi i mandatit të EULEX dhe aprovimi i Gjykatës Speciale, mund të dështojë.