Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që të akuzuarit në rastin “Pronto” të lirohen nga aktakuza.
Kryetari i trupit gjykues gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë të ditur vendimin, duke sqaruar se për të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.
“Trupi Gjykues shpall këtë aktgjykim ndaj të pandehurve, Adem Grabovci, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Besim Beqaj, Njazi Kryeziu, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sadat Gashi, Ismet Neziri, Xhavit Rakaj, Rexhë Abazi – në emër të popullit në kuptim të dispozitave të nenit 364, paragrafi 1, pika 3, ata lirohen nga akuza për vepra penale për të cilat janë akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës sepse nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer vepër penale për të cilën akuzohen”, tha gjyqtari Hoti.