“Gjykata Themelore Gjilan, së bashku me degët e saj në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, ka publikuar në ueb faqen e saj 1665 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, transmeton 2lONLINE.com.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime, janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave
“E gjithë kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/