Mursel AHMETI
Gjykata Komunale e Gjilanit ka treguar përkushtim të madh në zbatimin e disa reformave që janë ndihmuar nga USAID-i, si dhe nga partneri jonë i devotshëm NCSC-ja, ku padyshim angazhimi dhe përkushtimi i stafit të NCSC-së meritojnë respekt të veçantë për punën e palodhshme që kanë treguar gjatë këtyre viteve me partnerët evropian, për ta përmirësuar efikasitetin dhe transparencën gjykatës tash më një dekadë e këto janë:
Projekti pilot i USAID-it për rregullimin e arkivës së gjykatës Komunal dhe të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, shqyrtimin dhe klasifikimin 300 mijë lëndëve të arkivuara të gjykatës për asgjësim dhe ruajtje dhe kjo ka ndodhur gjatë periudhës 2001-2003.
Me ndihmën e USAID-it janë mbajtur trajnime të vazhdueshme për menaxhimin personelit dhe menaxhimin e buxhetit dhe financave gjatë periudhës 2003-2007.
Po ashtu me ndihmën e USAID-it janë mbajtur trajnime të vazhdueshme me kryetarët dhe administratorët e gjykatave mbi përcaktimin e kompetencave të tyre për periudhën 2003 – 2007.
Është implementuar projekti për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të përmbarimit civil dhe përmes këtij projekti janë ekzekutuar mbi 500 lëndë të vjetra të paraqitura gjatë vitit 2001-2003, nga ana e KEK-ut, si dhe rreth 800 lëndë të vjetra të po kësaj periudhe të paraqitura nga PTK, dhe kjo ndikojë në zvogëlimin e dukshëm të lëndëve të vjetra për 33 për qind, nga numri i tërësishëm i lëndëve përmbarimore dhe kjo është bërë gjatë periudhës 2005-2008.
Projekti pilot për ndërmjetësim i cili është ndihmuar nga USAID-i për Gjykatën Komunale dhe të Qarkut në Gjilan, për zgjidhjen e lëndëve civile përmes ndërmjetësimit, me këtë rast janë trajnuar dhe certifikuar 10 ndërmjetësues për ndërmjetësim, dhe ky projekt ka marrë edhe bekimin e Këshillit Gjyqësor të kosovës nëvitin 2007.
Programi pilot i Gjykatave modele i mbështetur nga USAID-i për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë, i cili u lejua në vitin 2007, ku Gjykata jonë Komunale u bë njër nga anëtarët themeluese konzorciumit të Gjykatave modele.
Me anë të këtij programi ne i kemi riorganizuar shërbimet administrative për publikun, kemi vënë në dispozicion për qytetarët informacione përmes broshurave dhe njoftimeve n tabelën e shpalljeve të gjykatës, kemi aplikuar praktikat më të mira dhe më të avancuara për përmirësimin e efikasitetit, profesionalizmit dhe transparencës
Kemi filluar programet me shkollat fillore të komunës së |Gjilanit , me klasat e dyta, për ti mësuar fëmijët me ligjin, me gjykatat dhe me drejtësinë në Kosovë.
Po ashtu, në kuadër të këtij programi, kemi lidhur një partneritet me Universitetin “Iliria”, ku kemi marrë për obligim që studentëve të Fakultetit Juridik, tu mundësojmë qasje nëpër gjykim, për ti avancuar të njëjtit edhe në pikëpamje praktike.
Në ekipin për përmirësimin e punës të gjykatës në kuadër t këtij projekti përveq meje si kryetar kanë marrë pjesë:
Shemsije Kadriu, administratore e gjykatës
Zyhdi Haziri, gjyqtar tani i riemëruar në gjykatën e Qarkut
Rasim Rasimi, gjyqtar po ashtu tani i riemëruar në gjykatën e Qarkut
Agim Ademi, gjyqtari kësaj gjykate
Emine Salihu,gjyqtare e kësaj gjykate
Sadik Limani, Ud,shef i referentëve dhe
Januz Januzi, koordinator i përmbarimit.
Sot ne së bashku do të bëjmë inaugurimin e kësaj salle të re të gjykimit si dhe të zyrave të administratës të kësaj gjykate, që janë rinovuar, e kjo sallë gjykimeve do të ndihmojë gjykatën në mbajtjen e seancave gjyqësore në mënyrë ë hapur , ku do ti mundësohet edhe publikut të marrë pjesë e po ashtu edhe medieve.
Zyrat e rinovuara të administratës përmbajnë rafte të përshtatshme për vendosjen e lëndëve si dhe sportel për shërbim me publikun dhe dritare të qelqit, m qëllim që të përmirësohet transparenca.
Zona e Publikut është përmirësuar dhe ofron shumë hapësirë dhe kushte të mira për qytetarët për tu ulur , përderisa stafi t’u kryej shërbimin.
Dhe për fund kisha dashtë edhe njëherë ti falënderojë të gjithë ata që ndihmuan që të arrijmë këtë ditë ku jemi sot, USAID-n së bashku me NCSC-në dhe partnerët tanë evropian. /2lonline/