Ndonëse ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare shqiptarëve në Luginë të Preshevës i garanton përdorimin e gjuhës së tyre amtare, ajo vazhdon të sfidojë organet vendore lokale e shtetërore në zbatimin e saj.
Pakënaqësitë për moszbatimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, pas zyrtarëve nga administrata lokale, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe organizatat joqeveritare, e ka bërë edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili në mbledhjen e fundit edhe ka kërkuar që ajo të zbatohet në përpikëri tek organizatat që për themelues kanë Kuvendin Komunal.
Duke qenë i sfiduar me moszbatim të vendimit të Kuvendit Komunal, Arifi në mbledhjen e së hënës të Këshillit Komunal, ka kërkuar që ky vendim të gjejë zbatim tek këto organizata.
Përveç kësaj, anëtarët e Këshillit kanë kërkuar dorëzimin edhe të një urdhërese që gjuha shqipe të gjejë zbatim, përveç në organet e vetëqeverisjes lokale, njashtu edhe në ato shtetërore.
Portali informativ Titulli.com, gjatë muajit qershor kishte raportuar për pengesat e përdorimit që po hasë gjuha dhe shkrimi shqip në Luginë të Preshevës.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=16389