Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi e shpalli të vlefshëm votimin e Ligjit për Gjuhët pas një pushimi prej 15 minutash pas incidentit me deputetët e VMRO-DPMNE-së me në krye Nikolla Gruevskin.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 64 vota “për”, dhe asnjë kundër dhe të abstenuar e miratoi Ligjin për gjuhët, pa debat për amendamentet, njofton TetovaSot.
Xhaferi u bëri thirrje deputetëve të votojnë menjëherë pas incidentit me deputetët nga VMRO-DPMNE dhe deklaroi se ligji u miratua me 64 vota.
Për Ligjin votuan edhe deputetët nga bashkësitë joshumicë të cilët me 24 vota e miratuan Ligjin.
Deputetët e VMRO-DPMNE reaguan ashpër, por Xhaferi deklaroi se seanca kishte mbaruar.
Ky është momenti kur Parlamenti votoi Ligjin për gjuhën shqipe,, që ajo të jetë zyrtare në Maqedoni.
BURIMI: TetovaSot