DYLON

Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit për studentët e të gjitha niveleve

Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit për studentët e të gjitha niveleve
Avatar photo Redaksia

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

Lajmin e ka bërë me dije Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.

EkoHigjiena

Postimi:

***

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe.

Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

 Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.