Është gjetja e katërt nga Robert Felce nga vendi në shkëmbin e “Dollar Cove” në Gunwalloe, në gjirin pranë Helston, Cornwall. Këtë herë ai gjeti në një shkëmb një shpatë hekuri të kapluar nga korrozioni.
Në vitet e mëparshme ai kishte gjetur mbetjet e tri granatave të dorës nga shekulli 17 i anijes Schiedam.
“Objekti që kam gjetur në plazh është identifikuar si mbetjet e një shpate 335-vjeçare. Ajo u gjet në tri pjesë, pothuajse e mbuluar në rërë. Gjatësia e shpatës mund të ketë qenë ndoshta më shumë se 60 centimetra dhe ishte mbajtur në gjendje të mirë nga pronari i saj origjinal, i cili mund të ishte një marinar, ushtar apo një pirat i Afrikës Veriore”, tha Felce.
Schiedam ishte një anije tregtare holandeze, e cila u kap nga piratët Barbary në afërsi të Gjibraltarit në gusht 1683.
Anija u pushtua pastaj nga Marina Mbretërore dhe u dërgua në koloninë angleze në Tanxher si një anije transporti.