/2L ONLINE/ – Polica e Kosovës ka pranuar një informatë se ka gjuajtje me arme zjarri në lagjen “Arbëria”. Njësitet patrolluese të Policisë nga stacioni i Gjilanit në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja, është kërkuar i dyshuari i cili fillimisht nuk është takuar në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se më pastaj, pas hetimeve të bëra, është identifikuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, ai është sjellë në stacion policor, nga i njëjti është konfiskuar një armë e modelit “Ekol Jackal Dual Comapct”cal 9mm. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, rasti i referohet Prokurorisë. /2L ONLINE/
fotoilustrim