Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore nga informatat e marra në bashkpunim me qytetarët.
Njësitet e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë identifikuar shoferin e veturës i cili me 04.06.2022 në rrugën tranzite në Gjilan , ka bërë tejkalimin në vijë të plotë. Ndaj tij është shqiptuar masa e parapar ligjore konfiskim i patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj dhe gjobë në bazë të ligjit 05/L-088. /2LONLINE/