DYLON

Drejtori Krasniqi falënderon profesorin Dewan i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë

Drejtori Krasniqi falënderon profesorin Dewan i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, e ka falënderuar profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë.

Profesori nga Australia që bashkë me ekipin e klinikës këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë dhe do të vazhdojnë operacionet edhe në ditët në vijim.

EkoHigjiena

Profesor Paddy Dewan misionet humanitare për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, i ka nisur në vitin 2011 dhe deri tani ka operuar rreth 300 fëmijë kosovarë me probleme të natyrës kirurgjike.

Drejtori Krasniqi bashkë me profesorin Dewan dhe mjekët e klinikës kanë vizituar disa nga fëmijët e operuar, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.