Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, njfton Policia e Kosovës.
Në autostradën “Arben Xhaferi” në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 120 km/h ndalohet automjeti duke lëvizur me shpejtësi 187 km/h. Për këtë kundërvajtje shoferi është gjobitur 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. /2LONLINE/