Mërgimtarët e Kosovës sa herë kthehen në atdheun e tyre kërkojnë mundësitë se si t’i bëjnë të lumtur familjet e tyre që jetojnë në atdhe.
Shkruan: Mirishahe LIMANI HILER
Jo vetëm kaq, ata ndjejnë peshën e atdheut mbi supe dhe në çdo moment janë të gatshëm të gjenden në Kosovë sa herë që e kërkon nevoja.
Të gatshëm mu ashtu siç janë organet e sigurisë dhe të rendit në Kosovë. « Gjithherë me Policinë e Kosovës » thotë Besnik Benz. Ky djalosh i vyeshëm, përplot optimizëm nuk shkon në Kosovë vetëm për familjarët. Besniku shkon në Kosovë për Kosovën.
Ai është i përmbushur në jetën e tij, vullneti dhe puna e tij për të avancuar në jetë, kompletojnë edhe modestinë e tij. Besniku e cilëson krejt natyral suksesin e tij profesional të cilit ia kanë lakmi.
Ai, sa herë shkon në Kosovë kërkon të angazhohet me të gjitha kompetencat e tij për të ndihmuar ku ka nevojë.
Besniku ndjehet pjesë edhe e Policisë së Kosovës me të cilët kërkon rrugë bashkëpunimi në projekte të ngritjes së nivelit të kompetencave të tyre profesionale me Policinë e Republikës dhe kantonit të Gjenevës, qytetar aktiv i të cilit kanton është prej shumë vitesh.
Besniku sa herë shkon në Kosovë kërkon anët pozitive të ngritjes së institucioneve shtetërore. Aq i lumtur duket në mesin e Policisë së Gjilanit tek e cila ai akordon besimin e tij të pathyer. Besniku thotë « unë besoj në shtetin tim, besoj në forcat e tij dhe gjithmonë do të jap cfarë mundem që qytetarët e Kosovës të ndjehen ashtu siq ndjehem unë në Gjenevë ».
Për t’i uruar qytetarët gjilanas për Vitin e Ri 2019, Besniku, besnik i dashurisë për atdheun ka vizituar Ismajl Fejzullahun, Alban Ramushin dhe Jetonin në Policinë e Gjilanit.
Aktivitetet dhe misioni i organeve të sigurisë dhe të rendit, për Besnikun janë arteriet e shtetit të Kosovës. Ai thekson se brengoset për shumë gjëra që ende nuk shkojnë siç duhet në Kosovë por « me Policinë e Kosovës jam krenar dhe do t’i mbështes deri sa të kam fuqi ».
« Duaje shtetin tënd, edhe pa uniformë, të gjithë mund të jemi polic të kësaj pjese të globit që meriton të zhvillohet në të cilën qytetarët e saj mund të jetojnë me dinjitet » porositë Besnik Benz.