Fillim viti shkollorë në Luginën e Preshevës, ka shënuar edhe mbledhjet e para me prindër të nxënësve të rregullt të shkollave të këtushme.Interesimi i prindërve për fëmijët e tyre është i domosdoshëm për arritjen e suksesit jo vetëm të nxënësve në mënyrë individuale por edhe për vetë shkollën, vlerëson drejtori i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, Nadër Sadiku., shkruan Titulli.com.
Prindërit mendojnë se për arritjen suksesit duhet një angazhim serioz i të gjithë faktorëve relevant e para së gjithash vet nxënësve. Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, aktualishtë mësojnë më se 900 nxënës të rregullt, profesori Armend Beqiri, mësimdhënës i lëndës së psikologjisë, vlerësonë interesimin e nxënësve për nxënie të diturisë.
Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë, është themeluar para 55 viteve. Në këtë qendër arsimore shkollimin e tyre e kanë ndjekur shumë Akademik, Profesor Universitar, Doktor specialit, Avokat dhe intelektual të tjerë të cilët kontributin e tyre aktualisht e japin jo vetëm në Luginë e rajon, por edhe më tej.