Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor në Kamenicë, ka mbajtur garat republikane në futsall.
Këto gara janë mbajtur për Shkollat e Mesme të Larta për djem dhe vajza në palestrën e sporteve “Shani Nushi”, në Gjakovë.
Pjesëmarrës në garat e futsallit për djem ishin ekipe nga shtatë regjione.
Komuna e Kamenicës u përfaqësua me nxënësit nga Gjimnazi “Ismail Qemali”, të cilët arritën sukses duke zënë vendin e tretë në gjysëmfinale, ku mundën Gjimnazin “Hajdar Dushi” nga Gjakova me rezultat 3 me 2.
Kryetari i shoqatës, Gazmend Kastrati, ka falënderuar nxënësit për suksesin e arritur.
“Falenderojmë të gjithë nxënësit e Gjimnazit “Ismail Qemali” për suksesin e treguar si dhe për vendin e tretë në garat republikane me djemë”,ka thënë ai. /2LONLINE.com/