Kur “Amelikanët” tentojnë të shndërrohen në Amerikan!

Kur “Amelikanët” tentojnë të shndërrohen në Amerikan!

Kur “Amelikanët” tentojnë të shndërrohen në Amerikan, shtrohet pyetja si quhen?!

Sipas shumicës, i bie që quhen “mercenarë”. Kuptimi i fjalës, “mercenar’ i bie kështu: Veprimet e kryera sipas porosisë të dikujt tjetër, kundrejt shpagimit!

Shkruan: Ali BAJRAMI

Dhe, kur ndodh qe amerikanët mbeten vetëm amerikanë sepse ata kanë një platforme dhe qëndrueshmëri ndaj asaj platforme, atëherë i bie qe “amelikanët” janë një soj i veçantë që kanë interes të veçantë që është në kundërshtim të interesit amerikan.

Çfarë ndodh me pastaj me “amelikanët”?!

Ata si “amelikanë”, që janë marrin epitetin e tradhtarëve të shteteve dhe kombeve që i përkasin dhe një shkresë se e kanë të ndaluar epitetin e të quajturit amerikan dhe njëkohësisht ndalesën e të vizituarit të shtetit amerikan.

Është shumë domethënëse se sa amerikanët i urrejnë “amelikanët”!!!

Sepse, sipas “studimeve të fundit”, në Amerikë ,“amelikanët” po konsideroheshin si soj që ka për veti vasalitetin dhe nënshtrimin, për interesa te ngushta të grupeve të caktuara, që nuk kanë identitet!

Përhapja e “amelikanizmit” te ne, e që po proklamohet nga forca të caktuara politike, që nuk iu behet vonë për asgjë kombëtare, po që se janë ata vetë në krye të shtetit, po i dëmtojnë shumë shqiptarët e Kosovës dhe vet vendin.

Por, amerikanizmi nuk e duron “amelikanizmin” sepse nuk ka nevojë për të.

Amerikanizmi ka nevojë për aleatë me kurriz të paluhatshëm në aspiratat e mëtejme të njerëzimit, e në kundërshtim të diktaturës dhe nënshtrimit të kombeve e të kombësive ndaj synimeve dhe diktateve të tiranëve.

“Amelikanët” shpesh herë ma qojnë mallin e kuadrove të të gjitha kohërave që nuk iu bëhet vone kurrë, çfarëdo qofshin rrethanat. Mjafton që ata të jenë aty ku duan.

“Amelikanë”, koha nuk është në favorin tuaj. Amerikanët janë të etshëm vetëm për Amerikën, e jo për “Amelikën”, sepse nuk i njohin “amelikanët”.

Koha të zgjoheni e të reflektoni!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE