Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e vëmendja bie te gara për të ikur nga pozita e barazhit, synim i dy skuadrave, Gjilanit dhe Feronikelit.
Gjilani që ka 42 pikë, sot është mysafirë i Dukagjinit, ndërsa Feronikeli, që ka 41 pikë. poashtu në udhëtim, ballafaqohet me Fushë Kosovën, e cila veqse është përshëndetur nga Superliga. Gjilani ka një pikë më shumë, por duke e ditur se Feronikeli e ka më të lehtë dhe me fitore, do ta pret gabimin e Gjilanit, skuadra kuq e bardh alternativë e ka veTëm fitoren, për t’i ikur sigurt barazhit.
Përndryshe, kur jemi te skuadra gjilanasae, SC Gjilani, trajneri Gentjan Mezani tha ditë më parë se do ta bëjnë të pamundurën dhe se vetëm fitorja është rezultati që e dëshirojnë.
“Do të bëjmë të pamundurën pasi, tashmë dihet, i vetmi rezultat është fitorja. Do të jemi të gatshëm për ta zhvilluar këtë ndeshje dhe për të marrë maksimumin” ka thënë trajneri i Gjilanit.
Mësohet se gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion për këtë sfidë, në përjashtim të të lënduarve Betim Halimi, Melos Bajrami, Blend Krasniqi dhe Shend Kelmendi, të cilët prej kohësh e kanë mbyllur kampionatin.
Në listën e të ftuarve gjenden pjesa tjetër e skuadrës dhe janë të gatshëm për duelin final.
Takimi do të zhvillohet në “18 Qershori” në Klinë dhe fillon nga ora 15:00. /2LONLINE/