Klubi i futbollit “Gjilani” përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se nga sot kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli, nuk do ta udhëheq këtë skuadër pasi ai dha dorëheqje nga posti numrit një i shtabit teknik në skuadrën kuq e bardh.
“Mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin vije pas rezultateve jo të mira pas fillimit të pjesës pranverore në kupë dhe kampionat, me ç’rast dorëheqeja nga Bylbyl Sokoli, u aprovua nga klubi jonë, duke e liruar atë nga detyra e trajnerit.
Klubi e falënderon për punën trajnerin e deritanishëm, Bylbyl Sokoli dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij si trajner”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /2LONLINE.com/