Komunës së Gjilanit i shtohet edhe një doktor shkence. Ai është Blerim Haziri dhe këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij.
Postimi i plotë:
Falënderimi i takon Zotit që sot fitova titullin Doktor Shkence me temë të disertacionit: “Vlerësimi i Kontributit Diplomatiko-Humanitar i Shqipërisë për Kosovën nga Suprimimi i Autonomisë e deri te Pavarësimi i saj”.
Hulumtimi do të ishte i pamundur pa ndihmen e profesorëve, miqve, shokëve dhe familjarëve, prandaj e ndjej për obligim t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim, por një falënderim i veçantë i dedikohet profesorin tim mentor Dr. Abdulla Azizi si dhe anëtarëve të tjerë të komisionit.
Po ashtu i jam mirënjohës të gjithë respondentëve dhe sidomos të intervistuarve që pa hezitim u përgjigjen në pyetjet e kërkuara për hulumtim, si dhe të gjithë Institucioneve Shtetërore të Shqipërisë për lehtësimin e procedurave gjatë hulumtimit, sidomos mirënjohje e veçantë për personelin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. /2LONLINE/