DYLON

Zgjidhet Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ

Zgjidhet Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u zgjodh Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues (KD). Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Kryesuese e KD-së, me mandat një vjeçar u zgjodh, PhD Cand. Arta Istrefi-Jahja, ndërsa Zëvendës Kryesues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli.

EkoHigjiena

Anëtarët e KD-së kanë uruar  Kryesuesen dhe Zëvendës Kryesuesin, duke thënë se të gjithë së bashku do të vazhdojmë të punojmë për ti quar përpara proceset e zhvillimit të Universitetit

Kryesuesja dhe Zëvendës Kryesuesi, falënderuan anëtarët e KD-së për besimin, duke thënë se do të kryejnë të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Ata u zotuan se do të respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim maksimal.

Këshilli Drejtues është organi kryesor qeverisës i universitetit dhe ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të universitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.