Plotë shtatë gola u shënuan në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku në kuadër të javës së 35-të, të BKT Superligës së Kosovës në futboll, u ballafaquan, SC Gjilani – FC Malisheva.
Skuadra mysafire erdhi në Gjilan, i “hëngri” tre gola, por i dha katër, që ia mundësuan t’i marr me vete tri pikë të reja, duke e lënë skuadrën vendase duarthatë në këtë xhiro.
Në fakt, skuadra gjilanase e kishte përmbyllur pjesëlojën e parë në avantazh (2-1), por se në fund krejt çfarë bëri nuk ishte e mjaftueshme, për të mbajtur rezultat për fitore, por pësoi dhe ngeli pa pikë, transmeton 2LONLINE.com.
Golat për skuadrën vendëse i shënuan Krasniqi dhe Progni dy herë, derisa nga dy gola për skuadrën mysafire i shënuan: Sobowale dhe Berisha.
Përkundër humbjes, SC Gjilani vazhdon ta mbajë pozitën e dytë, me 62 pikë, ndonëse kjo tani mund t’i rrezikohet nga skuadra tjetër gjilanse, FC Drita e cila me fitore ne sotme i ka grumbulluar 61 pikë.
Andaj, varet nga xhiroja e fundit se kush do të jetë nënkampion, e ku Gjilani si skuadre mysafire do të ketë përballë skuadrën, tani më kampione, Ballkanin, ndërsa Drita, në përmbyllje do ta ketë ballafaqimin me Ulpianën të cilës do t’i bëjë nikoqirllëk. /2LONLINE/