Kanë mbetur të zhvillohen edhe dy ndeshje në Syperligë që të mbyllet java e 14-të në Superligq. Gjilani ka triumfuar në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 1:3.
SC Gjilani ishte bindshëm më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa pjesën e parë të takimit e mbylli me epërsi prej dy golash, transmeton 2LONLINE.com.
Golat u shënuan në fillim të pjesës së parë dhe në fund të saj, fillimisht nga Razak Keita dhe më pas Armend Halili.
Edhe në pjesën e dytë Gjilani dominonte qetë, por ndeshja u tensionua në fushë. Ndeshja u ndërpre, pasi që gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj është qëlluar me mjete të forta nga shkallët e stadiumit ku po qëndrojnë tifozëria vendase.
Golin e tretë të takimit e shënoi Gerhard Progni i Gjilanit, i cili shënoi për 0:3 për Gjilanin.
Golin e nderit për vendasit e shënoi Bashkim Shala i Vushtrrisë.
Në këtë takim u shqiptuan plot tetë karton të kuq, ndërsa futbollisti i Gjilanit, Edison Kqiku u ndëshkua me të kuq në minutën e 101-të të takimit.
Në përballjen tjetët, Ferizaji triumfoi minimalisht në shtëpi, duke mposhtur Flamurtarin 1:0.
Me këtë fitore, Gjilani rikthen kreun dhe është lider i Superligës me 30 pikë, tri më shumë se Ballkani (I dyti) dhe Drita (E treta).