Klubi futbollistik Gjilani sot ka arritur të finalizojë marrëveshjen me dy futbollistët nga Podujeva, bëhet fjalë për Fiton Hajdarin dhe Kushtrim Shabanin.
Sipas drjetuesve të klubit, të dy lojtarët ediconin vjeshtorë janë paraqitur për skuadrën nga qyteti i tyre, KF Llapi. Mesfushori 22 vjeçar Kushtrim Shabani kujtojmë se ishte gjithashtu edhe reprezentues i Kosovës U-21, ku arriti të shfaqë potencialin e tijë në ndeshjet kualifikuese të kësaj gjenerate.Shabani do të jetë pjesë e Gjilanit deri në qershor të vitit 2020.
Fiton Hajdari i cili dy vite më pare ishte shpallur kampion i Kosovës me Trepçën 89, luan pozitën e sulumesit të krahut.27 vjeçari nga Podujeva, ka nëshkruar sot për skuadrën tonë kontratën, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2020, njoftojnë drejtuesit e klubit gjilanas.