Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, që sonte nis faza së katërt e dezinsektimit hapësinor me qëllim të eliminimit të insekteve që ditëve të fundit ka një shtim të madh të tyre.
Selami Xhemajli, drejtor i DSHMS-së, ka potencuar se përkundër që viteve të tjera efekti është arritur në tri faza të dezinsektimit, këtë vit gjendja është ndryshe dhe në bazë të vlerësimit që ka dhënë Komisioni komunal dhe ekspertët e fushës, është i domosdoshëm edhe intervenimi me fazën e katërt.
“Pas ankesave të shumta që kanë ardhur me të drejtë nga qytetarët e Gjilanit, për prezencë të shtuar të insekteve e veçanërisht të mushkonjave, do të fillojmë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor, nga sonte në orën 19:00 deri në orën 24:00 deri në përmbylljen e plotë sipas planit. Fillimisht do të bëhet dezinsektimi në qytet dhe do të vazhdohet gjatë ditës së nesërme e tutje edhe nëpër fshatra. Apelojmë te bletarët që në këtë interval kohorë deri në fund të javës të mbajnë të mbyllura bletët, për të mos i dëmtuar ato”, tha ai në fjalën e tij. /2LONLINE.com/