Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Financave, ka përfunduar shpërndarjen e faturave të tatimit në prone, proces ky i cili ka filluar në muajin mars, thuhet në njoftim.
Komuna njofton tatimpaguesit të cilët nuk i kanë marrë faturat që të lajmërohen në zyrat e tatimit në pronë, ndërkaq ata që kanë vërejtje këtë mund ta bëjnë deri më 30 prill, duke i paraqitur ankesat në zyrat përkatëse.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që t’i përmbushin obligimet e tyre, duke thënë se të gjitha mjetet e grumbulluara të tatimit në pronë do t’u kthehen qytetarëve me investime në infrastrukturë, duke ua bërë jetën më të mirë.