Policia arreston në flagrancë një të dyshuar për “marrje ryshfeti”

Policia arreston në flagrancë një të dyshuar për “marrje ryshfeti”

Me datë 19.03.2019, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacionin se e dyshuara femër (me inicialet F.C.) punëtore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka kërkuar para (të holla) në vlerë prej 400 euro nga viktima me qëllim që t’i rregulloj disa dokumente mjekësore, për përfitim të një pensioni si viktimë civile e luftës.

Si vazhdimësi e hetimeve nga Policia e Kosovës, janë aplikuar masa të fshehta, për veprën penale ”Marrja e ryshfetit”nga neni 428 i kodit penal të RKS-së.

Pas një pune hetimore profesionale, me datë 02.04.2019, pasi e dyshuara (F.C.) është takuar me viktimën e rastit dhe nga ajo ka marrë shumën e parave në vlerë prej 400 euro për t’i rregulluar dokumentacionin e lartcekur, menjëherë pas marrjes së parave e dyshuara është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Me vendim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e dyshuara e arrestuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të krimit e në veçanti korrupsionit dhe do të jet e pakompromis ndaj secilit individ pavarsishtë rolit dhe funksionit që ka individi, dhe njëkohësishtë apelon tek të gjithë qytetarët që rastet e tilla korruptive të raportohen pa hezitim tek organet kompetente, ku të njëjtat do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm të lartë.

KOMENTE