Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromes Down, Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan ne bashkëpunim me ëmbeltoren Kimi kanë shënuar këtë ditë me një aktivitet simbolik.
Falë punës së pa krahasueshme për 6 vite që ka bërë kjo qendër me fëmijët, sot ata janë më të socializuar dhe të gatshëm për ndërveprim.
Kështu edhe në aktivitetin e sotëm, fëmijët janë angazhuar si puntorë të zellshëm të ëmbëltores, duke treguar aftësitë e tyre në hoteleri dhe duke u ndjerë të barabartë.
Në shenjë mbështetje këtij aktivitetit iu është bashkuar edhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, për t’i stimuluar fëmijët qe sherbyen ju është ndarë nga një zarf.
I gjithë fitimi ditor i tri pikave të ëmbeltores Kimi i ndahet Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, pasi është një nevojë e përditshme për përkrahje financiare.
Koordinatorja e Qendres “Pema”, Ema Sallahu, uron që shembullin e mirë të pronarve të ëmbeltores Kimi ta ndekin të gjithë.