Sot do të zhvillohen 4 ndeshje të javës së 22-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani do t’i shkoj musafir liderit Feronikelit në Drenas dhe synimet janë të kuptueshme, tri pikët e arta.
Fitorja do e mbante në pozitën e 5 të renditjes tabelare prapa rivalit lokal Dritës, ndërsa Feronikeli do ta largonte 5 pikë nga vendi i dytë Llapi.
Kurse, Prishtina që për herë të parë këtë edicion humbi edhe vendin e dytë, do të mundohet që ta kthejë atë pozicion me një fitore kundër Kek-ut në Obiliq.
Dy ndeshjet tjera që i takojnë luftës për ekzistencë janë Flamurtari – Ballkani dhe Liria – Drenica. Të gjithë duelet zhvillohen sot nga ora 13:30