DYLON

Tridhjetë ditë paraburgim për përgjegjësin e kompanisë, kamioni i të cilës shkaktoi aksidentin

Tridhjetë ditë paraburgim për përgjegjësin e kompanisë, kamioni i të cilës shkaktoi aksidentin
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. T.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V. T., si person përgjegjës në kompaninë, SH. P. K. ‘’VEV GROUP’’ , ka lëshuar në qarkullim kamionin e tipit “Scania”, pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M. A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku me datë 07.03.2019, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur i ndjeri Qerim Çoçaj dhe kanë mbetur të lënduar 23 persona.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në mënyrë që të bëhet zhvillimi normal i procedurës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.