DYLON

Gjilani publikon rezultatet e kontrollave sistematike të nxënësve, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë

Gjilani publikon rezultatet e kontrollave sistematike të nxënësve, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka prezantuar sot rezultatet e kontrollave sistematike të nxënësve të shkollave fillore, të cilat janë kryer në vitin 2017, e ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shëndetësisë primare, të DKA e drejtorë shkollash.

Në këto vizita janë ekzaminuar 30 parametra shëndetësor dhe janë përfshirë nxënësit e klasës ë pare, të pestë dhe të nëntë dhe nga 4111 nxënës të planifikuar, janë kontrolluar 3932 apo 95.64 për qind.

Drejtori i QKMF’së, Fejzulla Berisha, ka thënë se në përgjithësi gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë, ndërkaq ka bërë të ditura problemet e gjetura.

EkoHigjiena

“Nga rezultatet e gjetura mund të konludojmë se problem me shikim kanë 167 nxënës në qytet dhe 79 në fshatra; Devijime e hundës kanë 157 nxënës në qytet dhe 89 në fshatra; probleme në të folur në qytet kanë 30 nxënës në qytet, ndërsa 16 në fshatra. Por, sa i përket kujdesit të shëndetit oral, kemi përmirësim tek të gjithë nxënësit e përfshirë në vizita sistematike”, ka thënë Berisha gjatë prezantimit të këtij raporti.

Nga rekomandimet e nxjerra nga ekipi mjekësor vihet në theks vazhdimi me edukimin shëndetësor në shkolla lidhur me ushqimin e shëndetshëm, qëndrimin trupor e pastërtinë, të gjendet një zgjidhje për çantat e rënda të nxënësve – vendosja e ormanave ne shkolla, sikurse që t’u shpjegohet nxënësve sidomos atyre nga qyteti për dëmet në të pamur që shkakton përdorimi i tepërt i telefonave mobil, por edhe mjetet tjera elektronike.

“Duhet të bëhet edukimi shëndetësor i nxënësve dhe prindërve të tyre rreth rendësisë së higjienës së gojës, por edhe mënyrën dhe rëndësinë e pastërtisë në përgjithësi, sepse nxënësit e klasëve të nënta për shkak të ndryshimeve në zhvillim dhe në procesin e pavarsimit të tyre, ka mundësi që të mos i kushtojnë kujdesin e duhur pastërtisë dhe higjenës”, ka shtuar drejtori Berisha.

Ky është viti i tretë radhazi që kryhen këto vizita në shkollat fillore të Gjilanit, edhe atë nga ana e dy ekipeve të QKMF-së, njëri i Mjekësisë Familjare dhe tjetri i Stomatologjisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.