Sc Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca. Ai ka lindur në Tiranë, kurse në skuadrën e Gjilanit transferohet nga skuadra e qytetit të tij me po të njëjtin emer, KF Tirana.
Gjilanasit do ta kene si futbollist të skuadrës për edicionin e ardhshëm garues në Ipko Superligë.
Sulmuesi i ri i Gjilanit më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga kampionati shqiptar, ku vlen të ceken ajo e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit”.
28 vjeçari bartë mjaftë përvojë mbas vete ku ka zhvilluar mjaftë kampionte të suksesshme me skuadrat paraprake ku kishte luajtur”.
“Edicionin e fundit, Greca ishte paraqitur për skuadrën e Tiranës ku kishte zhvilluar një kampionat të suksesshëm në aspektin personal dhe ishte prezent në formacionin startues në skuadrën e tij të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Mema, ku kishte realizuar 4 gola dhe 6 asistime për bashkë lojtarët e tijë”.
Greca ediconin e fundit kishte arritur edhe në finalen e kupës së Shqipërisë ku ishte mposhtur në ndeshjen finale nga Kukësi me rezultat 2:1. Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i 6 në këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilani po punon për të sjellur edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë”, thuhet në njoftim.