Komuna e Gjilanit ka filluar të mërkurën shpërndarjen e 175 laptopëve për nxënësit e shkollës fillore “Thimi Mitko”, të cilët kanë nevojë për ndjekjen e programeve online.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se organizata GIZ është njëri nga partnerët më të mëdhenj të Gjilanit në sektorin e arsimit.
“Falënderoj GIZ’in për këtë mbështetje. Faleminderit, po ashtu, edhe menaxhmetit të “Thimi Mitkos” për punën e madhe që po e bëjnë me mësimdhënësit e nxënësit. Fëmijët përfitues janë kategori e familjeve që kanë nevojë. Besoj shumë që në Gjilan po vendosim barazi sociale në shkolla, sikurse edhe në investime dhe në jetën tonë shoqërore”, ka thënë Haziri.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, pasi falënderoi organizatën gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, ka thënë se mësimi në këtë komunë po zhvillohet normalisht, duke shtuar se Gjilani është komuna që nuk e ka të mbyllur asnjë shkollë deri më tash.
Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku, tha kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë këta nxënës, të cilët nuk kanë mundur t’i ndjekin mësimet online për shkak të mungesës së laptopëve.
Në fund, kryetari Haziri njoftoi se po vazhdon të implementohet programi shumë i rëndësishëm Wireles Free, për ta shfrytëzuar të gjithë ata që kanë nevojë. /2LONLINE.com/