Të ndihmohen bizneset dhe qytetarët e Gjilanit

Të ndihmohen bizneset dhe qytetarët e Gjilanit

Të ndihmohen bizneset dhe qytetarët e Gjilanit me një pako të veçantë nga komuna dhe kuvendi komunal i Gjilanit. Kjo situatë e pandemisë donë angazhim të përbashkët të të gjithëve pa dallim partie apo grupacioni politik.

Nga: Izmi ZEKA

Për tu përballur me këtë situatë që përveç që ka krijuar një gjendje jo normale po ashtu edhe aspekti ekonomik është në gjendje të rëndë.

Prandaj në cilësinë e një qytetari të Gjilanit që në seancën e parë komuna e Gjilanit duhet të diskutojë për mbështetje konkrete për bizneset në Gjilan, por edhe për qytetarët të cilët janë në nevojë dhe ata që janë prekur nga virusi.

Këshilltarët komunal duhet të dalin me propozime konkrete që për çdo qytetarë, në këtë situatë, Komuna të ndajë nga 50 euro, atyre që janë prekur nga virusi nga 200 euro.

Këto janë vetëm propozime të cilat mund të rishikohen dhe definohen më qartë.

Po ashtu bizneset gjilanase të ndihmohen me një pako të veçantë.

Me një rishikim të buxhetit komunal dhe ridestinim mund të gjendet zgjidhje për të ndihmuar qytetarët tonë. /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE