Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët kanë pritur në takim një delegacion të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, në krye me Enver Kurtalanin, drejtor ekzekutiv dhe të Shoqatës së të Shurdhërve Anamorava, Limon Haziri.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë përgëzuar Komunën e Gjilanit e cila tashmë u bë komuna e parë që realizon transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal në gjuhën e shenjave.
Po ashtu, në këtë takim janë informuar për certifikimin e interpretëve, për shkak se aktualisht në Gjilan është vetëm një interpret i licensuar.
Përndryshe, sa i përket transparencës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë një hap më tutje, duke i transmetuar seancat online edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe personat me probleme dëgjimi, të kenë mundësi të ndjekim punën e vendimmarrësve komunalë. /2LONLINE/