Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2018 janë bërë gati dhe tatimpaguesit mund t’i kryejnë obligimet e tyre.
Shpërndarja e faturave do të bëhet përmes PTK-së dhe nëse ndodh që tatimpaguesi të mos e pranojë atë, lutet që të lajmërohet në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, përkatësisht në sportelet e Tatimit në Pronë të cilat gjenden në lokalet e Administratës së Përgjithshme.
Të gjithë tatimpaguesit, por edhe ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e kanë mundësinë që faturën ta marrin dhe ta shkarkojnë edhe përmes faqes së internetit në adresën www.tatimineprone-rks.org dhe mund të paguajnë edhe përmes e-banking.
Për çdo paqartësi eventuale, Komuna u bënë thirrje qytetarëve që të parashtrojnë ankesë pran Qendrës për Shërbime me Qytetarë deri më 30 prill të këtij viti dhe çdo ankesë do të shyrtohet në afat ligjor.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme i kanë kryer obligimet ndaj Komunës dhe pret që këtë ta bëjnë edhe në të ardhmen.
“Shuma e mbledhur nga Tatimi në Pronë do t’u kthehet qytetarëve me investime në infrastrukturë, në qytet e fshatra”, tha Haziri.