Kuq e bardhët sot kanë finalizuar marrëveshjen me mesfushorin nga Tetova, Muhamed Useinin, i cili do të bartë fanellen e Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.
Useini, 30 vjeçar, i cili luan pozitën e mesfushorit, është emër mjaftë i njohur në futbollin mbarë kombëtarë, i cili në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Maqedonisë Veriore dhe ediconin e fundit kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës tetovare, Renova, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Karrierën e tijë futbollistike Useini e nisi në ekipin e qytetit të tij, KF Shkëndija. Ai për një sezon kishte luajtur edhe për Rabotniçkin ku më pas ishte transferuar përsëri tek skuadra e fëmijërisë, KF Shkëndija, skuadër me të cilën për dy vite ishte pjesë e rëndësishme e kuq e zinjve nga Tetova.
Useini karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri me ekipin vlonjat të Flamurtarit, ku për dy vite ishte pjesë kyçe e formacionit të ekipit nga qyteti bregdetar i Shqipërisë, KF Flamurtari.
Mesfushori defanziv në pjesën e dytë kampionale të edicionit që e lamë pasë ishte rikthyer në Tetovë, ku ishte pjesë e Renovës, skuadër prej të cilës ai u transferua në ekipin e Gjilanit.
Vlenë të theksohet se mesfushori i ri i Gjilanit, Muhamed Useini, më parë ishte dhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë Veriore, në futboll, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.