Kf.Gjilani ishte nikoqir i miqësores me Llapin në kuadër të fazës parakampionale të Superligës së Kosovës. Gjilani rezultoi fitimtar me rezultat minimal, 1:0 me golin e Fiton Hajdarit.
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ishte përballja dhe njohja e futbollistëve të të dyja skuadrave, të cilët u bashkuan me klubet respektive në këtë afat kalimtar.
Të dyja klubet nisën ndeshjen me futbollistët e rinj, duke testuar formën aktuale të klubeve, ndërsa u tregua lojë e bukur në fushë.
Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, meqenëse gjilanasit ishin afër golit në tri mundësi. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pagola.
Pjesa e dyte vazhdoi me taktika, organizime të lojës dhe rrjedh kryesisht e qetë e ndeshjes, deri kur shifrat i ndryshoi Fiton Hajdari.
Ajo që u pa në fushë tregoi se të dyja klubet kanë fituar përvoja të reja dhe krijuar fytyrë tjetër nga viti i kaluar, pasi futbollistë të shumtë me eksperienca të ndryshme kanë freskuar përbërjen e klubeve.
Sidomos, u vërejt një formë e mirë ofanzive dhe me sulme të shpejta tek Kf.Gjilani, i cili ka investuar në transferime dhe duket se kampionatin e ri do ta nisin me synime të qarta këtë vit.
Edhe në këtë takim pati mjaft interesim nga sportdashësit gjilanas, por edhe ekipit mysafir nga Podujeva.