Janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të Kupës së Kosovës në futboll, në të cilat janë arritur rezultate të tilla, që Gjilanin dhe Prishtinën e kanë dërguar në finale.
SC Gjilani e ka siguruar sot finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales, mundi Llapin, me rezultat 1-0,. Ramadani (36’), ishte ai që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit në këtë takim kundër llapjanëve.
Kështu, kjo skuadër me rezultat të përgjithshëm prej 3-1, preku finalen e Kupës së Kosovës.
Ndërsa, Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë, me rezultat 6-0, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës dhe prishtinasit me rezultatin e përgjithshëm prej 8-1, po ashtu kanë kaluar në finalen e kësaj garë.
Pra, mbetet që fituesi i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion të vendoset ndërmjet Gjilani dhe Prishtinës. /2LONLINE/