DYLON

Zona “Qarku 1” në Gjilan do të bëhet me çerdhe të re

Zona “Qarku 1” në Gjilan do të bëhet me çerdhe të re
Avatar photo Redaksia

Çerdhja që po fillon punimet sot do të ketë kapacitet për sistemimin e 120 fëmijëve të moshës 9 muajsh deri në 5 vjeç dhe sipërfaqe prej 1552.12 m2 , me vlerë mbi 700 mijë euro investim. Gjithashtu, çerdhja do të ketë dy dhoma për fëmijet deri në 9 muaj, ndërkaq 3 dhoma për fëmijët 4-5 vjeç si dhe hapësirë të mjaftueshme për të ushtruar aktivitetet e nevojshme.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënkryetarja e komunës, Leonora Morina-Bunjaku si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni u zotua se do të bëhen të gjitha përgatitjet që të plotësohen edhe më shumë nevojat e të vegjëlve dhe do të mundësohen atyre kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit me efikasitet maksimal.

Ndërsa, në anën tjetër ministrja Nagavci bëri të ditur se në kuadër të realizimit të premtimeve për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukim të hershëm, ministria ka ndarë 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja /2LONLINE/