Ndeshja e javës së 31-të mes Ferizajit e Gjilanit, nxori fitues vendasit 2:1. Ndeshja e fundit la Gjilanin në barazh në luftën për mbijetesë në Superligë.
Ndonëse, Gjilani ishte në avantazh me golin e realizuar nga Wilber Perez, pjesa e dytë elektrizoi vendasit.
Ferizaji riktheu lojën në favor të tij vetëm për dhjetë minuta, duke realizuar dy gola përmes Qëndrim Dautaj dhe Dardan Çerkinit.
Me këtë fitore Ferizaji e mbyll sezonin në vendin e pestë dhe siguroi pesë mijë eurot e merituara nga FFK për plasmanin.
Në anën tjetër, Gjilani me këtë humbje është në fund të tabelës dhe do të luftojë në ndeshjet direkte për të mbetur në Superligë.