Nesër, më 11 qershor, në 74 vjetorin e lindjes
GJILANI NDERON SHKRIMTARIN BEQIR MUSLIU
Nesër, më 11 qershor mbushen plot 74 vite, kur në një nga lagjet e Gjilanit të sapo dalë nga një luftë tejet e përgjakshme, sië ishte lufta e dytë botërore, u lind Beqir Musliu, i cili njëzet vite më pas, ishte njëri nga emrat më premtues të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjerë.
Në këtë përvjetor të lindjes së tij, Gjilani, përmes institucioneve të saja, që nga viti 1997 e këndej, e ka nderuar birin e saj, pavarësisht rrethanave, duke e çmuar gjithnjë veprën e tij letrare, e cila ende si e plotë ende nuk u botua.
Nderimi i tij, këtë vit përkon me 20 vjetorin e çlirimit të qytetit të Tij të lindjes, i cili, me inicimin e Ars Clubit “Beqir Musliu”, nga viti 2004 e këndej, jep edhe Çmimin letrar me emrin e tij, për vlera të arrira letrare si dhe kurorëzim të një veprimtarie të bujshme letrare.
Kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij si dhe me Asociacionin Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubin “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, po edhe me Klubin e Gazetarëve, po me të njejtin emër, në ora 10:00, bën nderime te Varri i këtij kolosi të letrave shqipe, i cili njihet ndryshe edhe si emblemë e modernitetit të letrave shqipe në Kosovë e më gjerë.
Fill pas nderimeeve me vendosjen e luleve të Shtëpia e përjetshme e shkrimtarit, një Juri letrare e përbërë nga Ibrahim Kadriu, kryetar Jurie e Sadete Tërnava – Osmani dhe Hasan Bunjaku, anëtarë, në Zyrën e kryetarit të komunës, do të shpallin emrin e fituesit të ri të këtij Çmimi, për të cilin, nga subjekte të ndryshme letrare ( Klube shkrimtarësh, institute shkencore e Shtëpi Botuese ), janë propozuar për këtë vit: Agim Gjakova, Edi shukriu, Lazër Stani, Sabile Keqmezi – Basha si dhe Zeqir Fazliu.
Shpallja e fituesit do të bëhet publike përmes një konference shtypi, ora 11:00, në hapësirat e objektit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ndërsa ceremonia e dhënies së Çmimit, sipas rregullores së këtij Çmimi, të aprovuar nga Kuvendi i Komunës, do të organizohet më 24 qershor, në ditëshkuarjen e beqir Musliut, në amshim.
Ars Clubi “Beqir Musliu”, Gjilan