Kf.Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Vushtrrisë, me rezultat 2:0.
Tomislav Busiç dhe Fiton Hajdari realizuan për ekipin e Gentjan Mezanit, që merr fitoren e dytë më radhë për t’u ngjitur në kreun e tabelës me gjashtë pikë.
Ndërsa, Drenica ka barazuar nëminutën e 93-të të ndeshjes përballë Trepçës’ 89, për rezultatin përfundimtar 1:1.
Në javën e tretë të Superligës gjërat kanë ndryshuar në tabelë, tri skuadra ndajnë kreun e tabelës me nga gjashtë pikë, ndërsa Prishtina gjendet në mesin e katër skuadrave të fundit në tabelë me nga 1 pikë.