Gagica: Po e fillojmë edhe një vit shkollor me besimin e thellë për më shumë suksese

Gagica: Po e fillojmë edhe një vit shkollor me besimin e thellë për më shumë suksese

Të hënën fillon viti i ri shkollor, e drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Nazim Gagica ka uruar për këtë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtues të institucioneve arsimore.

“Po e fillojmë edhe një vit shkollor me besimin e thellë për më shumë suksese, për më shumë dije dhe për rritë të gjithëmbarshme të sistemit tonë arsimor. Me besimin në njëri tjetrin dhe me përpjekjet e përbashkëta do t’ia dalim që këtë vit shkollor ta bëjmë më të suksesshëm, dhe kështu, pos cilësisë ta rrisim edhe besimin në shkollën tonë publike dhe në vendin tonë”, ka thënë Gagica.

Ai shto ise me përgatitjet e bëra për fillim të mbarë, me fuqinë profesionale dhe vullnetin e përbashkët do t’i gjejnë shtigjet e sukseseve më të mëdha.

“Me respektin e thellë për secilin prej jush, më lejoni të shprehë urimin për fillim të mbarë e suksese në vazhdimësi. Shëndet e gëzime në familjet tuaja! Urime Viti i ri shkollor! Gëzuar< thuhet në urimin e drejtorit të DKA-së, Nazim Gagica.

KOMENTE