Sc “Gjilani” po vazhdon me fazën përgatitore më Mavrovë, ku të shtunën do ta kenë testin e parë me ardhjet e reja në skuadër.
Gjilani do të të zhvillojë miqësoren e parë në këtë fazë të përgatitjeve parasezonale në Maqedoninë e Veriut. “Të kuqtë” do të përballen me ekipin e Dritës nga Bogovina ditën e shtunë (13 Korrik) në stadiumin e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
“Për duelin që starton nga ora 17:30, Mezani ka gati gjithë skuadrën që ka vazhduar me ritme të larta të punës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Gjilani të shtunën do të rikthehet pas ndeshjes me Dritën në Kosovë për ta vijuar pjesën tjetër të përgatitjeve.