Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
SC Gjilani ka shënuar fitore si nikoqire, duke e mundur skuadrën e Dukagjinit me rezultat 2 me 0, falë dygolëshit të Mevlan Zekës, nga një për pjesë lojë.
Goli ne parë Zeka e shënoi në minutë ne 28’ të takimit ndërsa golit tjetër në fund të takimit (90’+8’).
Me këtë fitore Gjilani edhe më përforcohet në pozitën e tretë, tani me 50 pikë, për t’u siguruar edhe më shumë për një vend që e dërgon në Evropë, pa harruar që kjo skuadre është edhe finaliste e Kupës së Kosovës.
Përndryshe sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera:
Ferizaj – Drenica – 2 : 0
Malisheva – Trepça ’89 – 1 : 0
Ndërsa, nesër zhvillohen dy superndeshje, ku luanë edhe pretendentët kryesor për titull kampioni.
Takohen:
Llapi – Drita
Ballkani – Prishtina.
Aktualisht, Drita mban pozitën e parë me 63 pikë, ndiqet pas nga Ballkani me 62 pikë . /2LONLINE/