DYLON

PDK: Trajtojnë një sërë çështjesh me rëndësi që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal

PDK: Trajtojnë një sërë çështjesh me rëndësi që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku kanë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi, që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal në vend.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, i cili tha se në takimin e ftuar nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e komunave që udhëheqë PDK, kanë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi, që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal në vend.

EkoHigjiena

Nga kreu i PDK-së është thënë se është obligim i secilit për t’u angazhuar në rikthimin e besimit dhe shpresës te qytetarët në mundësitë që ofron vendi ynë.

“Kryetari Krasniqi dhe kryetarët e Degëve të PDK-së u dakorduan për nevojën e zgjerimit të komunikimit me të gjithë qytetarët, pa dallim, kudo nëpër Kosovë, për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat që ata kanë, si dhe për të definuar mënyrat e adresimit sa më të mirë e më serioz të tyre”, ka thënë Rashiti i PDK-së së Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.