Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive.
Nga këto raste të përgjithshme 74 janë nga Komuna e Gjilanit edhe atë, 68 nga Gjilani dhe nga një rast në: Bresalc, Livoç i Epërm, Goden, Llashticë, Malishevë dhe Uglar,
Përndryshe, në Gjilan që nga fillimi i pandemisë COVID-19, janë 117 qytetarë që e kanë humbur betejën me këtë virus derisa numri i raste aktive, nga raportim i fundit, ishte 513, e të cilës shifër tani i shtohen edhe rastet e sotme që janë konfirmuar nga IKSHPK-ja. /2LONLINE.com/.